Transmetuar më 28-09-2015, 22:34

Korçë, 28 shtator 2015, NOA.al- Një këmbësor është paplasur nga një automjet dhe për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës, ndërsa i aksidentuari është identifikuar si Kozma Tabaku, mbi 70 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar edhe drejtuesin e automjetit i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi aksidentin./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





