Transmetuar më 28-09-2015, 22:10

Sërish Facebook-u na u paraqit për gati 30 minuta i padisponueshëm. Rrjeti social i Mark Zuckerberg ka përsëritur sërish të njëjtin problem të cilin e kemi hasur edhe para pak ditësh.

Duke u përpjekur për të hapur faqen kryesore të rrjetit social, shumica e përdoruesve janë gjendur në frontin e një ekrani që lexohet "Na vjen keq, diçka shkoi keq".

Për të raportuar problemet e platformën për “ngecjen e Facebook-ut”, një numër i madh përdoruesish  kanë përdorur rrjetin social Twitter.

Në kohën e problemit kreu i kompanisë në Menlo Park nuk  ka marrë asnjë komunikim në lidhje me problemet e aksesit në minutat e fundit nga përdoruesit në mbarë botën.

Problemi që lidhet me Facebook mbulon të gjithë ekranin e kompjuterit apo smartfonit tuaj dhe nuk ju lejon të përdorni asnjë shërbim të tijin. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd