Transmetuar më 28-09-2015, 20:50

Lezhë, 28 shtator 2015, NOA.al- Arrestohet nga blutë e Lezhës autori i vjedhjes së Kishës së “Shënkollit.

Mësohet se në pranga është vënë 35-vjeçari Dashamir Mekrisvani, banues në Rrilë të Lezhës, pasi më datë 23 shtator 2015 ka vjedhur dhe dëmtuar kishën e Shënkollit.

Sipas policisë së Lezhës, Mekrisvani gjatë vjedhjes ka hequr dhe dëmtuar dy ikona duke i hedhur në tokë, një statuje dhe 2 mbajtëse qirinjsh.

Gjithashtu 35-vjeçari ka vjedhur një varëse të shtatores së Shenjtit Shën Nikolla, e cila u gjet në tavanin e banesës së tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Vjedhje” “Shkatërrim prone” dhe “Shkatërrim i objekteve të kultit”. /b.l/noa.al/

Lezhë, vidhet kisha e Shënkollit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd