
New York, 28 shtator 2015, NOA.al – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se është gabim i madh mosbashkëpunimi me forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Sipas tij ato janë forcat e vetme që “luftojnë vërtet” grupin ekstremist të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri.
“Mendojmë se është një gabim i madh të refuzohet bashkëpunimi me Qeverinë e Sirisë dhe forcat e saj të armatosura, që janë trimërisht duke luftuar ballë për ballë me terrorizmin”, ka thënë Putin.
Gjithashtu presidenti Putin ka kritikuar Perëndimin për armatosjen e rebelëve “të moderuar” në Siri, duke thënë se ata më vonë u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik.
Fjalimi i tij vjen në kohën e rritjes së pranisë ushtarake ruse në Siri, e cila ka rritur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara. /b.l/noa.al Obama në OKB: Të reflektojmë së bashku për atë që kemi arritur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





