Transmetuar më 28-09-2015, 16:10

Fier, 28 shtator 2015, NOA.al- Një person është arrestuar nga uniformat blu të Fierit, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës.

Mësohet se në pranga është vënë Fatmir Kajolli, pasi për të Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por ai është larguar nga shtëpia, çka ka sjellë shkeljen e vendimit.

Sipas informacioneve të policisë, Kajolli është ndaluar gjatë ditës së djeshme pasi ka goditur për motive të dobëta shtetasin me iniciale A.L. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd