Transmetuar më 28-09-2015, 15:26

Pas Christian dhe Chanel, në familjen Totti vjen një anëtar i ri… Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ilary Blasi në transmetim direkt gjatë programit “Le Iene”.

“Dua të përfitoj vetëm 20 sekonda për të ndarë një lajm me ju që jeni miqtë e mi. Në këtë vend që jam, ndihem në shtëpi dhe me publikun e “Iene” që më ndjek prej vitesh. Është folur gjatë për shumë vite dhe në shumë gazeta, por kanë qenë gjithmonë false. E reja e këtij viti është trio e Medizës. Teo, dua të të them se dhe në këtë studio ne jemi tre. Je ti, unë dhe ky këtu”, tha Ilary duke treguar barkun.

Më vonë në transmetim hyri edhe Francesco Totti, që mbushi 39 vjeç. Duke bërë shaka me Mammuccari për emrin e fëmijës, ai tha se do ta quanin Teodoro, por pa ngjyrë. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd