
Durrës, 28 shtator 2015, NOA.al- Një sherr me xhaxhanë, ka bërë që një i ri në Durrës bashkë me babanë e tij ta sulmojnë dhe godasin, duke e plagosur.
Ylber Vata, 21 vjeç, me banim në qytetin bregdetar u vu në prangat e policisë ditën e djeshme, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.
Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se 21- vjeçari bashkë me të atin H.Vata 49 vjeç, më 14 gusht kanë goditur me motoçikletë dhe më pas me grushta dhe me sende të forta 46- vjeçarin A.V.
Mësohet se i dëmtuari është xhaxhai i të riut dhe vëllai i 49- vjeçarit dhe shkak për konfliktin mes tyre mendohet se është bërë një sherr i dyshuar për pronën.
Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, pasi as i dëmtuari dhe as i riu nuk jep detaje./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





