
Tiranë, 28 shtator 2015, NOA.al- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, deklaron se reduktimi i informalitetit të trashëguar është një nga prioritetet e qeverisë.
Gjatë konferencës së organizuar paraditen e sotme në kuadër të nismës së OKB-së, “17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”, Peleshi tha se lufta ndaj informalitetit është rruga duhur për të rritur mirëqenien e vendit.
Sipas tij dy opsione ka për rritjen ekonomike, ose të reduktohet informaliteti, ose të rëndohen taksat.
“Opsioni i tretë do të ishte rritja e borxhit. Këtë nuk e bëjmë sepse jemi angazhuar që nuk do ta rrisim borxhin publik, por do ta reduktojmë atë. Nuk e bëjmë dot as opsionin e dytë. Kemi vendosur t’i qëndrojmë në krah biznesit të ndershëm dhe ta pastrojmë nga konkurrenca e pandershme. Lufta kundër informalitetit është një luftë për të rritur mirëqenien e qëndrueshme”, u shpreh Peleshi.
Në vijim ai shtoi se në Shqipëri ka rreth 400 mijë ndërtime informate, duke thënë se është keqtrajtuar territori.
Peleshi tërhoqi vëmendjen për planifikimin e burimeve në vend, duke thënë se janë të kufizuara dhe nuk duhet abuzuar me to./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





