
Fier, 28 shtator 2015, NOA.al- Një sherr i nisur mes dy vëllezërve në Roskovec të Fierit, ka përfunduar me një tjetër të plagosur.
Shefit Hatillari, 54 vjeç, banues në Roskvec, pasditen e djeshme ka goditur me sende të forta në kokë 63- vjeçarin G.H., banues në fshatin Goran të Korçës, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se Hatillari ishte konfliktuar me vëllanë e tij, dhëndrin e të dëmtuarit G.H., dhe gjatë kohës që ky i fundit ka ndërhyrë për të shuar sherrin, është sulmuar nga 54- vjeçari. Si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari ndodhet në spitalin e Fierit.
Konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për motive të dobëta, dyshohet çështje pronësie dhe ka degraduar edhe në konfrontim fizik.
G.H., i cili nga Korça ku jetonte, ndodhej për vizitë te vajza dhe dhëndri ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por ka mbetur vetë i dëmtuar.
Në këto kushte pas denoncimit në polici, nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i Shefit Hatillarit, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





