Transmetuar më 27-09-2015, 19:23

Ato janë takuar rastësisht dhe pasi u është dukur sikur po shohin veten në pasqyrë, janë bërë shoqe. Khalia and Tajuana, nga New York-u, thonë se janë njohur nga një fotograf, i cili i tregoi njërës foton e tjetrës.

Dy shoqet e tjera janë Carolyn dhe Alison, të cilat jetojnë vetëm 20 minuta larg njëra-tjetrës në Los Angeles. Ato janë njohur në një restorant krejt rastësisht dhe menjëherë kanë vënë re ngjashmërinë e madhe fizike mes tyre.

Dyshja e tretë janë Christina dhe Marissa, të cilat janë njohur në universitetin ku kanë kryer studimet, në Los Angeles, nëntë vjet më parë.

Fotografi François Brunelle e ka kthyer gjetjen e personave me ngjashmëri të tillë në një qëllim të punës së tij. Mendohet se për çdo njeri ka gjashtë persona të tjerë nëpër botë që i ngjajnë. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd