Transmetuar më 27-09-2015, 18:43

Australi, 27 shtator 2015, NOA.al- Një gropë thithëse me një gjerësi prej 150 m u hap në mes të një plazhi shumë të famshëm në Australi në Sunshine Coast të shtetit të Quinsland.
Gropa e madhe e krijuar ka thithur gjithçka ka gjetur përfshirë kampingje, makina dhe tenda.
Sipas dëshmitarëve toka nisi të tundej natën e kaluar ndërkohë që 140 persona janë evakuuar pas situatës së krijuar. Fatmirësisht nuk raportohet të ketë pasur persona të plagosura. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





