Transmetuar më 27-09-2015, 16:36

Nuk përfundojnë surprizat e çmendura për Robert Lewandowskin. Në Coface Arena në fitoren 0:3 të Bayernit përballë Mainz 05 sulmuesi polak kompletoi javën e tij magjike.

Pas atij 5 golëshi ndaj Wolfsburgut në harkun e vetëm 9 minutave lojë, ish sulmuesi i Dortmundit ishte sërish përcaktues për skuadrën e Pep Guardiolës duke realizuar dy herë ndaj Mainz për ti hapur rrugën suksesit të 7-t të radhazi të Bayernit në kampionat.

7 gola në 4 ditë dhe tashmë Robert Lewandowski e sheh veten në kuotën e 101 finalizimeve në Bundesligë, 74 prej tyre i ka shënuar me fanellën e Dortmundit dhe 27 me atë të Bayernit.

5 golëshi i tij ndaj Wolfsburgut bëri xhiron e Botës por rekordet e vendosura nga 27-vjecari nuk përfunduan aty. Me dy finalizimet ndaj Mainz-it, Leva u bë lojtari i 5-të në historinë e Bundesligës që ka shënuar më shumë gola në 7 javët e para të kampionatit, plot 10-të./b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd