Transmetuar më 27-09-2015, 16:16

Ajo ka “rrëzuar” tashmë motrën e saj të madhe Kim Kardashian nga froni i mbretëreshës së mediave sociale.

Dhe natyrisht Kylie Jenner e sheh si një shans të qartë për të vjedhur vëmendjen edhe një herë, teksa ajo shpërndau një video muzikore tërheqëse në faqen e saj të Instagram.

Modelja 18-vjeçare ka postuar një fragment të vogël të klipit për të promovuar aplikacionin e saj Kylie App. Në klipin 15 sekondësh, Kylie shfaqet në një vaskë me ujë e veshur me një kanatiere dhe një palë të brendshme rrjetë.

Fotoja nis me disa veshje në shtrat, si getat DKNY, bikinit e famshme Moschino dhe një komplet të brendshmesh të kuqe. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd