Transmetuar më 27-09-2015, 13:10

Tiranë, 27 shtator 2015, NOA.al- Dy persona janë konfliktuar në qendër të kryeqytetit mesditën e sotme ku si pasojë Martin Iskurti me profesion elektroaut ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sahatit në qendër të Tiranës e më pas sherri është zhvendosur në zonën e "Ushtarit të Panjohur".

I plagosuri, 27-vjeçari Martin Iskurti, është qëlluar nga një person me të cilin është konfliktuar për motive të çastit.

Personi që shikoni në foto është Bledar Vani, një djalë 26 vjeçar i lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

I riu, akuzohet se ishte ai qe ditën e sotme, rreth drekës, tentoi të vrasë me armë zjarri 27 vjeçarin Martin Iskurti. /a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd