
Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 27 shtator 2015.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Kreu i Kuvendit, Meta pa doreza flet për pakt Rama- Basha. Kryetari i LSI: Të ndiqen 15 milionë eurot që morën kompanitë e tjera pas uljes që i bëri ERE çmimit për favorizimin e CEZ”.
Tituj të tjerë janë; “Pakti i Qeverisë me CEZ, zbulohen nenet që nuk lejojnë hetimin për abuzimet e kompanisë”.
“Rama: Jam katolik, me grua myslimane dhe fëmijë ortodoks”.
“Cani: Bizneset falen deri më 31 dhjetor, më pas kallëzim në Prokurori”.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Hetim ish-kreut të CEZ-it”.
Tituj të tjerë janë; “Akuzat, Meta: Nga Basha do dëgjoni çudira të mëdha”.
“RENEA në Bulqizë për arrestimin e të shumëkërkuarit Fadil Ternova”.
“Cani: Marrëveshja me CEZ-in është e justifikuar”.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Meta: Do iki në SHBA. Hetim çdo qindarke të CEZ-it. Kryetari i PD le të flasë për opozitën “Rama-Basha”.
Tituj të tjerë janë; “KLSH: Ndjekje penale Seferit, 32 milionë euro humbje nga CEZ”.
“Edi Rama në OKB: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëmijët ortodoksë”.
“Shkëlqim Cani: Mallra pa faturë, s’ka penalizim deri në fundvit”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin “CEZ, Meta: Ku po gabon Basha. Kreu i LSI “shkrin” akujt me SHBA: Pas tre javësh jam në Uashington”.
Tituj të tjerë janë; “Motta: Liderët e mafies janë në Shqipëri”.
“Vrasja për borxh, burg tre të arrestuarve”.
“Cani: Ndryshim koncesionit për skanim në dogana”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





