




#PaFjalë. Nuk mund të ishte ndryshe hashtagu i zgjedhur nga policia gjermane i publikuar në rrjetet sociale për të treguar një dhuratë të bukur që agjentët morën.
Ngjarja ka ndodhur në Passau të Gjermanisë tre ditë më parë, në një nga shumë qendrat e pritjes për refugjatët që vijnë nga lindja e mesme. Një nga fëmijët që ndodhen aty, pasi gjeti shpëtim në Gjermani, i dhuroi një vizatim agjentëve që po kujdeseshin për refugjatët e shumtë.
Në njërën anë flamuri sirian, bombardimet, armët, gjak kudo, pallate të shembura, njerëz të gjymtuar; nga ana tjetër flamuri gjerman me palmat që simbolizojnë paqen, ndërtesa të rregullta dhe njerëz me valixhe. Më poshtë në të djathtë, një zemër ku shkruhet “Polizia”.
Duke parë vizatimin, shihet lehtësisht horrori i përjetuar nga fëmija, si dhe fakti që ai tani e percepton jetën të sigurtë.
Në profilin në Twitter të policisë gjermane, u publikua vizatimi duke shpjeguar se bëhej fjalë për një dhuratë nga fëmija sirian që shikoni në fotografi shoqëruar me hashtag #PaFjalë dhe #KrizaeRefugjatëve. Më pas në një tjetër postim, policia publikoi fotografinë e qendrës së pritjes së refugjatëve në Passau./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





