Transmetuar më 26-09-2015, 19:23

Mëmësia e shumëpritur e shkëputi përkohësisht nga ekrani dhe tashmë ajo ndodhet në periudhën e fundit të shtatzënisë.

Rudina Magjistari po e përjeton qetësisht pritjen e ëmbël, ndërsa ka gjithmonë pranë partnerin e saj.

Ditën e sotme gazeta “Paloma” shkuan se ka mësuar gjininë e fëmijës së Rudinës, duke thënë se ajo do të bëhet me vajzë.

Rudina është shkëputur plotësisht nga media, duke preferuar ta kalojë privatisht këtë periudhë. Rudina është shtatzënë me të fejuarin e saj disa vjeçar, ish-kampion i kick boksit Xhavit Bajramaj./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd