






Jaxon është një vogëlush anglez një vjeçar dhe për të kjo jetëgjatësi është vërtetë mrekulli. Vogëlushi ka lindur me një keqformim ekstrem në tru, i njohur si Microhydranencephaly.
Prej këtij keqformimi, koka është më e vogël se normalisht dhe kafka e kokës është shumë e butë dhe e pazhvilluar.
Siç raporton “Metro”, Jaxon ka nevojë për kura të vazhdueshme pasi zhvillimi i tij është shumë i ngadaltë.
“Është shumë i fortë dhe ka kaluar të gjithë parashikimet e mjekëve, duke festuar edhe ditëlindjen e parë”, thotë nëna e tij Brittany.
Tashmë për vogëlushin duhet një mrekulli dhe prindërit e tij kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve #JaxonStrong, për të mbuluar shpenzimet mjekësore të cilat janë shumë të kushtueshme./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





