Transmetuar më 26-09-2015, 18:42

Një histori me fund të lumtur vjen nga Voronezh, në Rusi. Një qenushe shtatzënë u gropos e gjallë poshtë një trotuari gabimisht.
Kafsha ishte futur gjatë natës në një gropë në rrugë, por gjatë punimeve të katër ditëve më parë, punëtorët që shtronin rrugën e mbuluan.
Pas dy ditësh me zhurma të çuditshme, banorët e zonës hoqën gurët për të kuptuar arsyen e zhurmave. Nga aty u zbulua qenushja e gjallë, e cila gëzonte shëndet të mirë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





