
Prishtinë, 26 shtator 2015, Noa.al – Në vend që të ishte në arrest shtëpie, Bekim Mulolli nga Prishtina, ka vdekur dhjetë ditë më parë gjatë luftimeve në Siri përkrah forcave të ISIS-it.
Vdekja e tij është konfirmuar nga vetë familja Mulolli për mediat kosovare.
Familjarët e tyre kanë rrëfyer për gazetën “Express”, se djali i tyre është vrarë në tokën e shamit, në Siri.
Bekim Mulolli duhet të ishte në Prishinë nën arrest shtëpie, pasi ishte pjesë e një procesi gjyqësor i nisur kohë më parë për organizim dhe pjesëmarrje në grupe të dyshuara terroriste, dhe për nxitje të urrejtjes fetare.
Mulolli ishte një nga 5 të arrestuarit në vitin 2013, si i dyshuar për terrorizëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





