Transmetuar më 26-09-2015, 13:47

Dhuna fizike dhe psikologjike që ushtronte bashkëshortja ndaj tij, e ka detyruar një 41-vjeçar nga Durrësi që të kërkojë mbrojtjen e policisë.

M.Ll., banues në Sukth, ka kërkuar të merret në mbrojtje nga uniformat blu pasi dhunohej fizikisht për shkaqe që nuk dihen nga bashkëshortja e tij me inicialet E.Ll, 37 vjeçe.

Pas kërkesë-padisë së tij, policia e Shijakut e ka marrë menjëherë në mbrojtje të dëmtuarin, ndërsa çështja është dërguar në Gjykatën e Durrësit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd