
Oregon, SHBA, 26 shtator 2015, NOA.al- Aventurë e keqe për një çift amerikan, pas nënshkrimit të një shërbimi telefonik me smartphonin e tyre. Ken Slusher dhe gruaja e tij të cilët jetojnë në Oregon, SHBA, kishin hapur në nëntor të vitit të kaluar një kontratë me një ofrues nga interneti për shërbime të tjera nga telefoni.
Pas një muaji ai ka kërkuar çaktivizimin e shërbimeve pasi ishin shumë të shtrenjta. Burri kishte ndjekur udhëzimet e kompanisë me anë të një komunikimi në telefon për të ndërprerë shërbimin.
Por për fat të keq pas disa muajsh e njëjta kompani telefoni i dërgoi atij një faturë me figurën stratosferike prej më shumë se 2 milion dollarë. Për çiftin filloi një makth duke bërë ankesa dhe kërkesa për sqarim.
Pas disa kërkesave të njëjta, në fund kompania i kërkoi falje për incidentin, duke shpjeguar se ka pasur një gabim programimi në shërbimin automatik. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





