Transmetuar më 26-09-2015, 12:28

Itali, 26 shtator 2015, Noa.al – Një 28-vjeçar shqiptar i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge është ekstraduar nga Sllovenia në Itali.
I riu me inicialet U.S., ishte arratisur më herët pasi ishte dënuar për trafik droge nga drejtësia italiane.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, 28-vjeçari është kapur nga autoritetet sllovene dhe është dorëzuar tek autoritetet italiane nëpërmjet pikës kufitare të Trieste.
Ai ishte dënuar ng Gjykata e Apelit me 2 vite e tre muaj burg për trafik, ndërsa tashmë ai rrezikon të dënohet deri në 8 vjet heqje lirie, pas arratisjes./e.g./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





