Transmetuar më 26-09-2015, 12:08

Ish-futbollisti i Anglisë David Beckham, është përlotur ditën e enjte teksa fliste rreth një vajze 4-vjeçare, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2013 gjatë një tajfuni në Filipine.

Beckham është munduar të mbajë veten teksa ka treguar historinë e vogëlushes Viana, e cila i shpëtoi babait nga duart dhe u mbyt. “Kjo histori ka ndikuar shumë tek unë dhe nuk do ta harroj asnjëherë”, është shprehur ai.

Vitin e kaluar ai ka takuar familjen e vogëlushes, në një udhëtim në Filipine, gjatë kohës që ishte i dërguari i UNICEF në 2013 pas tajfunit i cili vrau 6000 njerëz.

Teksa tregonte historinë e dhimbshme Beckham nuk mundi t’i mbante lotët. "Mbrëmjen që ndodhi tajfuni, familja u ngjit në çatinë e shtëpisë për t’i shpëtuar stuhisë. Babai mori në krah dy vajzat e tij, por u rrëzua pas 6-orësh që u zgjua, ai mbante në krah vetëm një nga vajzat", tregoi Beckham. /b.l/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd