Transmetuar më 26-09-2015, 10:47

Një sukses i paparë ka rezultuar për Naughty Boy bashkëpunimi me Beyonce, në këngën “Runnin (Lose It All)”.
Producenti kontroversal i cili deri më tani ishte përfolur në media për marrëdhënien e tij profesionale me ish yllin e One Direction, Zayn Malik, ka shfrytëzuar Twitter për të thënë faleminderit.
“Faleminderit të gjithë atyre që e mbështetën dhe besuan në punën e tij. Sigurisht që një pjesë e madhe e këtij suksesi i përket Beyonce-s”, të cilën Naughty Boy nuk ka harruar ta përmendë në postimin e tij.
Një bashkëpunim vërtet impresionues dhe një sukses mëse i merituar duhet thënë!/b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





