
Policia amerikane vijon të marrë jetë të pafajshme. Rasti i fundit është regjistruar pak ditë më parë Delauare, por rasti është raportuar si vetëvrasje.
Ngjarja bëhet edhe më tronditësi pasi viktima është një invalid me ngjyrë, i cili u qëllua me breshëri nga katër policë.
Jeremy O’Doyle po ndiqej nga efektivët dhe po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës kur u qëllua. Policia i bën thirrje atij të largojë dorën nga xhepi, me dyshimin se kishte armë, por ai refuzon dhe kjo i ka kushtuar jetën.
Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por publikimi i një video amatore në “You Tube”, tregon të kundërtën. Kjo ka detyruar FBI-në të nisë një hetim federal ndaj policëve, të cilët akuzohen për vrasje të qëllimshme.
Rastet e vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga policia në SHBA kanë qenë të shumta dy vitet e fundit, duke shkaktuar edhe protesta të dhunshme në shtete të ndryshme./e.g/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





