


Angli, 26 shtator 2015, NOA.al – Historia e dashurisë mes Abigail Hall, 18-vjeçe dhe të dashurit të saj Josh Thompson, 22-vjeç është një histori dashurie sa e vërtetë aq edhe prekëse.
Thompson u fejua me të dashurën e tij pasi ajo vdiq papritmas të mërkurën, në konviktin e studentëve në Sheffield, një javë pas fillimit të universitetit atje.
Josh Thompson, i cili punonte si trajner tenisi në Korfuz pasi mësoi tragjedinë që i mori atij dashurinë nga kjo botë, u kthye menjëherë në Angli.
22 vjeçari, i vrarë në zemër për humbjen e personit më të shtrenjtë në jetë, bleu unazën dhe e vendosi atë në gishtin e studentes. Ata të dy kishin planifikuar të shpallnin fejesën e tyre pas një viti.
Pasi i vendosi unazën në gisht dashurisë, që përjetësisht do të ketë zemrën e tij, Thompson shpalli në Facebook fejesën me të dashurën e tij, që vdekja e mori pabesisht.
Foton e vendosjes së unazës 22 vjeçari e shoqëroi me mbishkrimin “Abigail, Ti je jeta ime”. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





