Transmetuar më 25-09-2015, 21:02

Portieri i Barcelonës Ter Stegen është gjendur nën zjarrin e kritikave pas humbjes së Barcelonës nga Celta Vigo. Por, trajneri Luis Enrique ka mbrojtur portierin Marc-Andre ter Stegen , duke deklaruar se ai nuk është përgjegjësi i vetëm për humbjen e Barcelonës që ka pësuar 4 gola.

Humbja 4:1 e së mërkurës nga Celta Vigo ka shtuar trysninë ndaj skuadrës e në veçanti ndaj portierit dhe për këtë Luis Enrique deklaroi se problemet aktuale të Barcelonës nuk janë vetëm problem i portierit.

“Kritika është pjesë e juaja, por për të qenë një profesionist dhe duke qenë një portier është një situatë shumë unike. Ju mund të shihni shumë qartë nëse një portier ka ndihmuar ekipin apo jo. Nuk është vetëm faji i Ter Stegen, kjo është përgjegjësi e të gjithë ekipit”, u shpreh Emrique./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd