
Chikago, 25 shtator 2015, NOA.al – Habi, indinjatë dhe zemërim: këto janë ndjenjat e përjetuara nga Nyesha Terry, një grua djali i së cilës vuan nga një prapambetje e lehtë mendore, i cili u mbështoll me një qese plehrash nga shokët e shkollës.
Lloyd, 5-vjec u fut brenda një qeseje të zezë plehrash dhe më pas u vendoas në një kazan plerash, ndërsa skena ishte filmuar siç ndodh gjithmonë me një telefon.
Fëmija nuk mund të komunikojë normalisht si pasojë e sëmundjes, kështu që bluza e tij ishte njollosur me pështymë dhe për këtë arsye mësuesi kërkoi atij që të veshë një qese plehrash.
Skena, e krijuar nga mësuesi ka ngjallur të qeshura te bashkëmoshatarët e Lloydit, i cili po vihej në lojë.
Pasi nëna e 5-vjecarit mori vesh lajmin ka bërë ankesë te presidenti i shkollës, i cili ka kërkuar të ndërmerren veprime kundër mësuesit: "Ne punojmë për t’i siguruar të gjithë nxënësve një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm. Çfarë ndodhi është e papranueshme për ne dhe kemi filluar të gjitha kontrollet për të kuptuar pse kjo ka ndodhur"./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





