
Nëse gjithçka mund të falet, tradhtia siç duket nuk mund të kapërdihet lehtë nga femrat. Një rast i tillë na vjen nga Britania e Madhe.
Gruaja me emrin Lisa nga South Yorkshire, në Angli, ka gjetur një mënyrë origjinale për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit të saj që e kishte tradhtuar.
Ajo kishte shfrytëzuar një billbord rreth pesë metra të gjerë dhe tre të gjatë për t’i lënë një mesazh bashkëshortit të saj. Billbordi me mesazhin ndodhej në rrugën që bashkëshorti bënte çdo ditë për të shkuar në punë.
“Burrit tim tradhtar, Paul. Ju të dy e meritoni njeri-tjetrin. Kur ti të kthehesh në shtëpi, unë nuk do të jem aty. Shijoje rrugën për në punë”, ishte mesazhi i gruas./e.g/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





