
Tiranë, 25 shtator 2015, Noa.al – Banesa e një polici në Babrru të Tiranës është shpërthyer nga një shishe me benzinë e vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Mësohet se shishja me benzinë është vendosur në banesën e efektivit me iniciale A.S., ndërsa nga shpërthimi nuk ka pasur as dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, por paraprakisht nuk përjashtohet pista e një shpërthimi për shkak të detyrës./e.g/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





