Transmetuar më 25-09-2015, 14:27

Mesfushori shqiptar i Bazelit, Taulant Xhaka, është pezulluar me katër ndeshje pas përplasjes me lojtarin e Yong Boys Renato Steffen në ndeshjen e dy ditëve më parë.

Ky vendim u mor sot nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Zvicerane të Futbolli.

Në minutën e 90-të të takimit Yong Boys – Bazel (4-3), lojtari i skuadrës vendase Renato Steffen, i afrohet Xhakës dhe i shpreh diçka në fytyrë duke e provokuar yllin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk e kursen pëllëmbën ndaj Steffen.

Gjyqtari akordoi menjëherë kartonin e kuq ndaj Xhakës nervoz. Incidenti mori përmasa të tjera, kur lojtarë nga të dyja skuadrat filluan të përleshen.

Përveç pezullimit në katër ndeshje nga Disiplina, Xhaka do të mungojë edhe në një takim të pestë  pasi gjatë kësaj ndeshje 24-vjeçari shqiptar është ndëshkuar me një karton të verdhë, i cili ishte i katërti në radhë dhe kjo shoqërohet me mungesë për ndeshjen e radhës./e.g/noa.al Xhaka qëllon me pëllëmbë kundërshtarin, rrezikon pezullimin Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd