
Tiranë, 25 shtator 2015, NOA.al- Tenderi për lagunën e Patokut do të ribëhet nga e para. Ky ishte vendimi që dha këtë të premte Gjykata Administrative e Tiranës, e cila ka pranuar kështu pretendimet e familjes Cali.
Sipas Gjykatës, Ministria e Bujqësisë nuk i ka marrë parasysh dokumentet e familjes Cali gjatë procesit të tenderimit, ashtu sikurse nuk ka marrë parasysh edhe investimet nga “Cali sh.p.k”.
Gjykata vendosi sot që tenderi të ribëhet dhe deri në shpalljen e fituesit të jetë familja Cali ajo që ta shfrytëzojë lagunën e Patokut për peshkim, e drejtë të cilën familja e ka gëzuar prej disa vitesh.
Tenderi për lagunën e Patokut u bë shkak një muaj më parë për një konflikt me armë mes familjes Cali dhe familjes së deputetit Armando Prenga.
Konflikt degradoi deri në përdorimin e armëve dhe nën akuzën e plagosjes solli edhe arrestimin e deputetit Armando Prenga, familja e të cilit (vëllai) shfrytëzonte për peshkim lagunën.
Ndërkohë burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë bëjnë me dije se vendimi do të apelohet./k.banushi/a.y/noa.al Cali: Prenga doli nga makina me pistoletë dhe më goditi në kokë Konflikti për Lagunën e Patokut, Gjykata lë në burg deputetin Prenga
Detajet e plota, çfarë ndodhi në Laç dhe si nisi konflikti me fiset Prenga dhe Çali |FOTO |VIDEO
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





