
“Në kulmin e varësisë time kaloja orë të tëra duke shikuar sajte të nxehta. Nisa të paguaja për të marrë materiale ekskluzive, pasi vetëm në atë moment ndjeja sikur kisha parë çdo gjë”.
Janë këto fjalët e 29- vjeçares angleze, Jessie Megan e cila tregon për “The Sun” fiksimin e saj për sajtet me përmbajtje të nxehta.
Gjithçka nisi kur i dashuri i kërkoi që të shikonin filma me pullë të kuqe bashkë, për ta bërë lidhjen e tyre më të larmishme.
“Kemi bërë seks disa herë atë natë dhe mund të them me ndershmëri që ishte më i miri që kam bërë”, thotë Megan.
Por shumë shpejt ajo që nisi si një lojë e sikletshme, për Jessie u kthye në një varësi të vërtetë, pasi kalonte orë të tëra para kompjuterit.
“Humbja sensin e kohës dhe ndonjëherë nuk shkoja në shtrat deri në 4 të mëngjesit. Është e pabesueshme të mendosh se disa ditë më pëlqente të shikoja më shumë se tetë orë. Doja ta shikoja në telefonin tim, në park, për drekë dhe në pushimin e punës. Numëroja minutat për të mbaruar turnin për të parë më shumë. Nisa të injoroja miqtë e mi, nuk u përgjigjesha telefonatave dhe mesazheve”, thotë ajo.
Fiksimi i saj shkoi përtej normales, madje ajo hante keq, nuk kishte miq, si dhee zinte gjumi në tavolinën e punës por nuk arrinte të ndalonte.
“Të bësh seks pasi ke parë materiale të nxehta është shumë eksituese, mendoj se kam bërë seksin më të mirë të gjithë jetës sime gjatë asaj periudhe”, thotë 29- vjeçarja.
Kur i dashuri i saj e la duke i thënë se kishte gjetur stimujt që kërkonte te një femër tjetër, Jessie u bë edhe më e fiksuar pas filmave të nxehtë. Ajo u pushua nga puna si sekretare, nuk arrinte të paguante qeranë, jetonte vetëm në botën e saj perverse.
“Në tetë muaj u zhyta në borxhe më shumë se 4000 sterlina. Por një ditë kuptova se jeta ime po shkatërrohej dhe kërkova ndihmë tek ekspertët”, rrëfen Jessie.
Pas një periudhe të gjatë trajtimi, ajo nisi të shkëputet nga varësia e saj, ndërsa pohon se tashmë ndihet e lehtësuar./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





