


Çdo vit rreth 700.000 njerëz vdesin nga sëmundje të tilla si tuberkulozi, malaria dhe bakteri E. Coli, të cilat kanë nisur të bëhen rezistente ndaj antibiotikëve.
Mendoni që vetëm në Evropë dhe SHBA rezistenca ndaj antibiotikëve çdo vit shkakton vdekjen e më shumë se 50 mijë njerëzve. Numra shokues që bëjnë akoma më shumë të reflektosh ndaj numrit të vdekjeve krahasuar me vdekjet nga kanceri.
Sipas BBC deri në vitin 2050, infeksionet e shkaktuara nga rezistenca ndaj medikamenteve llogariten në 10 milionë vdekje më shumë në mbarë botën krahasuar me 8.2 milion njerëz që aktualisht vdesin nga kanceri.
Ekonomisti Jim O’Neill ka publikuar rezultatet e një studimi e cila shpjegon kostot që lidhen me prodhimin e barnave të reja për të kufizuar dëmin e shkaktuar nga rezistenca ndaj antibiotikëve.
Për të limituar këtë problem është e nevojshme që çdo ndërhyrje si, kimioterapia transplantet dhe ndërhyrjet kirurgjikale të bëhen në mënyrë sigurtë me antibiotikë për të parandaluar infeksionet e mundshme.
Nëse nuk përdorim ilaçet e duhura rrezikojmë të humbim mundësinë e evitimit të infeksioneve ndaj operacioneve.
Siç është theksuar në studimet e ekonomistit Jim O’Neill vendet më të rrezikuara nga rezistenca e këtyre antibiotikëve janë Rusia Brazili, India, Meksika, Indonezia, Nigeria dhe Turqia.
“Në Nigeri në 2050 më shumë se 1 në 4 vdekje do të jetë për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve, ndërsa në Indi do të jetë e kundërta, 2 milion viktima në vit për shkak të këtij problemi”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





