Transmetuar më 24-09-2015, 19:48

Këngëtarja Jessica Simpson kohët e fundit është përfshirë në një debat nëse ka qenë apo jo e dehur gjatë një emisioni televiziv. Këngëtarja 35-vjeçare e cila dyshohet se ka probleme serioze me alkoolin mezi qëndronte në këmbë.

Thashethemet rreth kësaj situate nisën rreth një javë më parë kur ajo është shfaqur e dehur gjatë një interviste në emisionin “Home Shopping Network”, për të prezantuar linjën e re të veshjeve dhe aksesorëve të krijuara nga vetë këngëtarja.

Por, gjatë kohës që prezantuesja, Colleen Lopez po tregonte për punën si stiliste të bukuroshës, nënë e dy fëmijëve, Jessica filloi të flasë pa kuptim.

Teksa po shpjegonte ngjyrën e pantallonave, ajo filloi të lëkundet, sa majtas djathtas dhe mori një pamje të çuditshme. Kjo shfaqje është cilësuar si aspak profesionale./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd