Transmetuar më 24-09-2015, 14:42

Mesfushori shqiptar i Bazelit, Taulant Xhaka, është bërë protagonist i një gjesti antisportiv në kampionatin zviceran, duke goditur me shuplakë një kundërshtar.

Incidenti ka ndodhur në ndeshjen mes Yong Boys – Bazel, që përfundoi me rezultatin 4-3.

Në minutën e 90-të të takimit, lojtari i skuadrës mike Renato Steffen, i afrohet Xhakës dhe i shpreh diçka në fytyrë duke e provokuar yllin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk e kursen pëllëmbën ndaj Steffen.

Gjyqtari akordoi menjëherë kartonin e kuq ndaj Xhakës nervoz. Incidenti mori përmasa të tjera, kur lojtarë nga të dyja skuadrat filluan të përleshen.

Nëse Komisioni i Disiplinës së Federatës Zvicerane e gjen fajtor, 24-vjeçari shqiptar rrezikon të pezullohet për disa takime. Aktualisht Bazeli kryeson kampionatin me 24 pikë, katër më shumë se Yong Boys që gjendet në vendin e tretë./e.g/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd