Transmetuar më 24-09-2015, 10:31
Flet pjesëtarja e familjes: Nuk pati dhunë, ishte incident i padëmshëm Devoll, 24 shtator 2015, NOA.al - Një kryefamiljar në Devoll akuzohet nga policia lokale se ka dhunuar dhe më pas goditur me armë gjahu, djalin e tij, për ta trembur ndaj u arrestua në flagrancë nga policia lokale. Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë thanë për NOA.al, se incidenti ndodhi më 23 shtator kur sipas saj, L.S., 52 vjeç, dyshohet se pas një konflikti familjar, ka dhunuar e goditur për ta trembur, me armë gjahu çifte teke braziliane me nr. 208, që e mbante me leje, në drejtim të djalit M.S, 20 vjeç. Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal. Flet pjesëtarja e familjes: Nuk pati dhunë, ishte incident i padëmshëm M.S., 22 vjeçe duke folur sot me redaksinë e NOA.al, pohoi se është e habitur, nga deklarim zyrtar i policisë se në familjen e saj ishte ushtruar dhunë. Vajza e re, motra e 20-vjeçarit, pohon se ka ndodhur një incident i padëmshëm, në kuadrin e debateve të zakonshme që zhvillohen në çdo familje. “Nuk ka shanse që babai të ketë ushtruar dhunë mbi vëllanë ose dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, për arsye se është i vetmi që punon në këtë shtëpi dhe na ka rritur prej 22 vjetësh. Vëllai nuk ka bërë denoncim, - thotë vajza, e cila pohon se askush në familje nuk ka bërë ankesë në polici për incidentin e ndodhur. Policia e thirri në polici dhe mori deponimin e djalit. I cili ka mohuar edhe ai të jetë ushtruar dhunë ndaj tij nga i ati. /a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Flet pjesëtarja e familjes: Nuk pati dhunë, ishte incident i padëmshëm

Devoll, 24 shtator 2015, NOA.al – Një kryefamiljar në Devoll akuzohet nga policia lokale se ka dhunuar dhe më pas goditur me armë gjahu, djalin e tij, për ta trembur ndaj u arrestua në flagrancë nga policia lokale.

Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë thanë për NOA.al, se incidenti ndodhi më 23 shtator kur sipas saj, L.S., 52 vjeç, dyshohet se pas një konflikti familjar, ka dhunuar e goditur për ta trembur, me armë gjahu çifte teke braziliane me nr. 208, që e mbante me leje, në drejtim të djalit M.S, 20 vjeç.

Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Flet pjesëtarja e familjes: Nuk pati dhunë, ishte incident i padëmshëm

M.S., 22 vjeçe duke folur sot me redaksinë e NOA.al, pohoi se është e habitur, nga deklarim zyrtar i policisë se në familjen e saj ishte ushtruar dhunë.

Vajza e re, motra e 20-vjeçarit, pohon se ka ndodhur një incident i padëmshëm, në kuadrin e debateve të zakonshme që zhvillohen në çdo familje.

“Nuk ka shanse që babai të ketë ushtruar dhunë mbi vëllanë ose dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, për arsye se është i vetmi që punon në këtë shtëpi dhe na ka rritur prej 22 vjetësh.

Vëllai nuk ka bërë denoncim, – thotë vajza, e cila pohon se askush në familje nuk ka bërë ankesë në polici për incidentin e ndodhur.

Policia e thirri në polici dhe mori deponimin e djalit. I cili ka mohuar edhe ai të jetë ushtruar dhunë ndaj tij nga i ati. /a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd