Transmetuar më 24-09-2015, 10:24

Devoll, 24 shtator 2015, NOA.al- I kishte gjetur dikë për t’a martuar, por përballë kundërshtimit të saj e mbajti kunatën me zor në banesë.

Gjatë mëngjesit të sotëm policia e Devollit vuri në pranga 34-vjeçarin Todi Ç., me banim në fshatin tren.

Arrestimi ndaj tij u bë pasi, ka mbajtur jashtë vullnetit në banesën e tij si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj kunatës së tij shtetases Sh.P., 21 vjeçe, banuese në fshatin Stravaj të Librazhdit.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se e reja e dhunuar kishte shkuar te motra e saj në Tren për vizitë, ku dhe kunati e kishte njohur me faktin se kishte gjetur dikë me të cilin donte t’a martonte.

21-vjeçarja duke qenë kundër shkuesisë dhe kundër zgjedhjes së bërë nga burri i motrës, refuzoi propozimin por hasi në dhunën e kunatit, i cili e mbajti me zor në banesë.

Por e reja në orët e para të mëngjesit ka mundur të shpëtojë dhe të drejtohet në polici, ku e ka denoncuar kunatin për “Dhuna në familje”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd