Transmetuar më 24-09-2015, 10:17

Fier, 24 shtator 2015, NOA.al- Një 42-vjeçar është arrestuar sot në Fier si i dyshuar për grabitjen e një banese në fshatin Zhupan të këtij qyteti.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari Leonard Tafa, banues në lagjen “Kryengritja” të qytetit Fier.

Ai u arrestua pasi më datë 22 shtator është futur në banesën e 20-vjeçarit E.T., banues në fshatin Zhupan, dhe ka vjedhur një telefon të markës “Blackberry”, një varëse dhe një byzylyk floriri me vlerë 10 mijë lekë.

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provave materiale varësen dhe byzylykun.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhje”./e.g/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd