
Fjala e Kryeministrit Rama në Parlament gjeneroi përsëri një tjetër përplasje me opozitën. Rama përsëri paralajmërimin e tij drejtuar demokratëve se nuk kanë parë asgjë akoma. Ndërsa në përballjen me të, Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.
Ngacmimin me Sali Berishën e nisi ende pa marrë mirë fjalën.
Pasi rreshtoi disa arsye që sipas tij ndikuan në mos realizimin e planit të të ardhurave, Kryeministri i bëri llogaritë në xhep qeverisjes së demokratëve nga 2009 në 2012.
Berisha e quajti Ramën analfabet ekonomik, ndërsa operacionin e Qeverisë kundër e informalitetit e cilësoi fushatë banditeske. Paralajmërimin që i kishte dhënë opozitës fill pas zgjedhjeve të 2013-ës, Rama e përsëri edhe njëherë në sallën e Parlamentit.
Si për të treguar se nuk e vuajti presionin, Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ, duke paralajmëruar se e kundërta do të sillte destabilitet.
Përballja e Ramës me opozitën përfundoi me ngacmimet e Kryeministrit ndaj Edi Palokës. Kreu të grupit parlamentar demokrat, ia mori hakun Arben Ristani.
Rama ndërkohë ishte larguar nga salla, por askush nga njerëzit e tij nuk reagoi për të mbrojtur burrërinë e kapitenit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





