Transmetuar më 24-09-2015, 08:58




Shkrepi një fotografi klasike selfie “aftersex” (pas seksit) me synimin për t’i bërë shantazh partnerin duke i publikuar foton, nëse ai nuk i jepte para në këmbim.
Por modeles çeke, Kateřina Provazníková, i shkoi keq, pasi mashkulli nga i cili kërkonte të përfitonte para ishte lojtari i hockey NHL, çeku Jaromir Jagr.
Reagimi i tij ishte i papritur për vajzën, Jagr i cili është 43 vjeç tha se është beqar dhe se ajo fotografi nuk e shqetësonte aspak.
Ndërkohë “arma” e shantazhit u kthye kundër vetë modeles, pasi siç shkruajnë mediat ceke ishte ajo që gjatë asaj periudhe frekuentohej me dikë tjetër./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





