




Fytyra e të riut është e mbuluar nga trishtimi dhe lotët. Janë këto minutat e fundit të jetës së Jafar al-Tayyar, një xhihadist 20-vjeçar sirian, i dërguar për të vdekur nga rebelët anti-Assad të frontit al-Nusra.
Imazhet janë fiksuar në një video të publikuar nga Daily Mirror, dhe në to shihet Jafar i mbushur me eksploziv gati për të goditur objektivin e tij në zonën shiite të Fua, e kontrolluar nga qeveria siriane.
Ndërkohë xhihadistë të tjerë e ngushëllojnë me fjalët, “Jafar, vëlla mos ki frikë. Nëse je i frikësuar kujto Allahun”.
Ai përgjigjet mes lotësh, “Kam vetëm frikë se mos dështojë”. Shpërthimi i filmuar nga sipër, ndoshta nga një dron, tregon se sulmi vetëvrasës nuk dështoi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





