Transmetuar më 23-09-2015, 21:29

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme, pasi teksa ecnin në rrugë u përplasën nga një automjet.

Të plagosurit, rreth 20 vjeçarë, u transportuan në spitalin më të afërt dhe më tej njëri u dërgua në spitalin e Peshkopisë, kurse i dyti, në gjendje më të rëndë, në qendrën e Traumës në Tiranë.

Burime në vendngjarje i thanë NOA-s se një automjet ishte duke përshkuar rrugën pranë fshatit Bocevë të komunës Shupenzë në rrethin Dibër, kur përplasi dy të rinjtë.

“Automjeti mori zvarrë njërin nga të rinjtë duke i shkaktuar plagë serioze”, – i than NOA-s një burim okular.

Policia e mbërritur në vendngjarje tha se shoqëroi drejtuesin e automjetit, Sh.Xh., banues i fshatit Okshatinë. /noa.al/

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd