
Romë, 23 shtator 2015, NOA.al- U lirua me pretendimin se krimi nuk ekziston. Marika Severini, nëna e akuzuar për vrasjen dhe më pas hedhjen në një kosh plerash të fëmijës së porsalindur, u shpall e pafajshme.
Ky është vendimi i marrë nga gjykata e shkallës së parë të Divizionit të Tretë Penal në Romë. Sipas tyre, gruaja nuk e ka vrarë fëmijën, por vdekja e tij pas lindjes ka ardhur nga shkaqe natyrore.
Kjo është teza e mbrojtjes e udhëhequr nga avokati Antonio Iona, e cila u pranua edhe nga gjykata. Gjykimi i shkruar do të shpallet pas 90 ditësh. Gruaja u akuzua për vrasjen e foshnjës së saj, ndërsa incidenti daton më shumë se dy vjet më parë.
Marika Severini pas një kohe të shkurtër është bërë sërish nënë, por këtë herë Gjykata e të miturve në Romë ka vendosur ta marrë larg fëmijën, si një masë paraprake. Fëmija i është besuar një strukture që mirëpret fëmijët dhe foshnjat e marra nga prindërit e tyre ose pa familje. /b.l/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





