Transmetuar më 23-09-2015, 14:57

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet dhe vranësirat e herë pas- hershme do të karakterizojnë motin në të gjithë vendin deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat veriore e më pas në të gjithë vendin. Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura shirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore. E njëjta situatë e motit të paqëndrueshëm do të na shoqërojë në mbrëmje si edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1- 2 gradë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 3- 4 ballë.

Europa

Vendet e Europës veriore do të paraqiten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm, ku më problematike do të paraqitet situata e motit në brigjet perëndimore të Norvegjisë ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Po ashtu, vranësirat dhe shirat do të jenë prezent në Europën veriperëndimore si edhe gadishullin e Ballkanit.

Ndërsa, pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Me diell do të jetë moti për gadishullin Iberik si edhe vendet Lindore./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd