


Tiranë, 23 shtator 2015, NOA.al- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se partia që ai përfaqëson ka pasur dhe vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, për kryerjen sa më shpejtë të procesit të dekriminalizimit.
Nga ambientet e jashtme të Parlamentit, ai tha sot se diskutimet për këtë proces kanë qenë shpesh artificiale.
Nënkryetari i LSI deklaroi se pozicioni i partisë së tij, ka qenë dhe mbetet i qartë, mbi një nismë konsensuale, pasi çdo nismë e njëanshme sipas tij, do të ishte e pjesshme dhe do të shtonte mosbesimin.
“Konsensualiteti mori përgjigje në Konferencën e Kryetarëve, do jetë në shqyrtimin e komisionit të posaçëm. Konsensualiteti nuk arrihet pasi kanë 90% të gjerave të njëjta dhe diferenca të vogla. Dhe në ato pak momente ku nuk ka dakordësi do t’i referohemi Komisionit të Venecias”, u shpreh Vasili.
Ai bëri me dije se dy nismat, ajo e opozitës dhe mazhorancës, do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm për dekriminalizimin dhe se mosdakordësitë do zgjidhen me ndërhyrjen e Komisionit të Venecias.
Sipas tij në këtë mënyrë do të ecet në hullitë e një procesi që do të sjellë një provë të politikës së konsensualitetit./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





