
Korçë, 23 shtator 2015, NOA.al- Drejtuesi teknik i një firme ndërtimi në Korçë është vënë në pranga, pas humbjes së jetës së një punëtori.
I arrestuari është 63-vjeçari Flamur Palla, me banim në Korçë, i cili u ndalua pasi ditën e djeshme, në lagjen 3-Korçë, tek godina e Qendrës së Shëndetit mendor, e cila është në rikonstruksion, ka rënë nga kati i dytë i skelës ku punonte 55-vjeçari Sofokli Katro, banues në Korçë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./a.y/noa.al Korçë, një person humb jetën tragjikisht në punë
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





