Transmetuar më 23-09-2015, 08:46

E rrahur dhe e masakruar deri në vdekje pasi kishte përmendur dy herë emrin e të ish- të dashurit gjatë raportit seksual.

Në këto kushte gjeti vdekjen tragjikisht 31-vjeçarja Maria Nemeth, e cila u vra dy ditë më parë nga i fejuari i saj 34- vjeçar Fidel Lopez, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I dyshuari u arrestua nga policia i akuzuar për vrasje të shkallës së parë. Sipas rindërtimit të ngjarjes, policia ndërhyri pasi u lajmërua nga vetë Lopez.

Viktima dhe i fejuari i saj ndanin të njëjtin apartament prej vetëm një jave dhe kishin nisur të debatonin pas një nate duke konsumuar alkool dhe tekila.

Më pas gjatë raportit seksual, ngatërresa e emrit nga ana e Nemeth duket se shkaktoi një inat të shfrenuar te Lopez.

Në fillim ai e ka plagosur, ndërsa në brendësi të organit gjenital të gruas kishte futur një shishe birre dhe një pjastër për flokët.

Trupi i së resë ishte tërhequr më pas deri në tualet në tentativë për ta përmendur, ndërsa më pas ishte mbyllur në dollap./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd