Transmetuar më 23-09-2015, 07:41

Kur Tamaha MacDonald dhe gruaja e tij Jennifer Lougee Mingramm u kthyen në shtëpi nga spitali pasi gruaja u godit nga infarkti, nisën të studionin analizat por edhe rezonancën e kokës.

Çifti i cili jeton në Città del Messico, zbuloi kështu një imazh të pazakontë në rezonancën e Jennifer.

“Ishim që të dy të bindur se shikonim një fytyrë”, tha Tamaha. Ndonëse mjeku i tyre nuk pa ndonjë ngjashmëri, çifti është i bindur se bëhet fjalë për imazhin e Jezu Krishtit.

“Imazhi përfaqëson një mrekulli”, tha Jennifer, e cila vuan nga probleme të rënda në mushkëri.

Për përballimin e transplantim të mushkërive të së shoqes duhen rreth një milion dollarë dhe MacDonald ka krijuar një faqe online për mbledhjen e fondeve./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd